Ekonomia gri në rritje, Qeveria paralajmëron kontrolle

Biznesmenët kërkojnë shkatërrim të ekonomisë gri si problem më i madh me të cilin po përballen sepse analizat e bëra nga ana e tyre tregojnë se në vitin 2018 ka riregjistrim masiv të ndërmarrjeve dhe anim të tyre të punojnë në mënyrë të paregjistruar.

Marketing

“Bëhet fjalë për trend i cili filloi në mënyrë rapide të rritet në vitin 2018. Ajo që po shohim është se kompani të cilat kanë qenë aktive në treg, tani përnjëherë i ulin aktivitetet afariste dhe i reduktojnë në 20 apo 30 për qind. Kjo do të thotë se nuk punojnë, por zhvendosen në pjesën e ekonomisë gri.

Njerëzit ndërrojnë lokacione, punojnë punë të njëjtë që kanë punuar, por punojnë në mënyrë të paregjistruar sepse shohin se ata të cilët aspak nuk regjistrohen, kalojnë më lehtë”, theksoi Danela Arsovska sot në konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e angazhuar për rregullativën për përmirësim të klimës afariste për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq.

Sipas analizave të LOE-së, ekonomia gri është më e përfaqësuar në transport, ndërtimtari, turizëm, hotelieri, veprimtaritë shërbyese dhe bujqësi.

Nga Qeveria paralajmërojnë se do të bëjnë kontrolle dhe analiza për këtë dukuri dhe për atë se cilat janë shkaqet për të.

“Nevojiten analiza më gjithpërfshirëse. Nëse bëhet fjalë për atë se ata kanë kaluar në ekonominë gri apo kanë qenë të bllokuar, do të shohim. Do të shohim edhe cilat janë arsyet për atë”, theksoi ministri Shapuriq.

Sipas vlerësimeve të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD), përfaqësimi i ekonomisë gri është 25 për qind në ekonominë e përgjithshme në Maqedoni, ndërsa sipas analizave të Lidhjes së Odave Ekonomike ky numër është rreth 30 për qind.

Marketing