Ekonomia importon valltare, MPB hidhërohet

E pazakontë, por katër “valltare” kanë vendosur nëpër rrugë legale të punojnë në Maqedoni, por se kanë hasur në problem. Plani i tyre ka qenë që një muaj, përfshirë 14 janarin, t’i argëtojnë mysafirët në restorantin “Baci” në Bogovinjë.

Marketing

Për këtë qëllim, shefi i objektit afarist në Ministrinë e Ekonomisë ka dërguar biografi të shkurtër të valltareve, plan dhe program të aktiviteteve si dhe listë të aktiviteteve paraprake. Gjithashtu ka dorëzuar dëshmi për taksë të paguar prej 50 denarëve si dhe kopje nga dokumenti dhe vendim për regjistrim në regjistrin tregtar. Kjo ka mjaftuar që të bindet dikasteri i ekonomisë që të lejojë import të valltareve deficitare që të vendos firmën në kërkesë.

Ministria e ekonomisë këtë pëlqim e lëshon në bazë të dokumenteve të dorëzuara, pa pasur qasje dhe pa bërë vlerësim në cilësitë profesionale dhe artistike të të huajve për shërbimet kreative që i ofrojnë, gjegjësisht që i bëjnë nëpër objektet hotelierike në Maqedoni, e as në kontributin e tyre dhe rëndësinë e kulturës në shtetin nga vijnë”. – theksuan nga Ministria e ekonomisë.

Por, sipas informatave të Alsat M, ahengun e vizitorëve vendorë e ka prishur MPB-ja. Jozyrtarisht policia ka qenë kundër që disa prej valltareve të marrin leje për punë. Nga MPB-ja heshtin rreth këtij rasti. Pyetëm edhe në Agjencinë për Punësim. Atje janë regjistruar vetëm tre nga katër valltaret .

Në bazë të pëlqimit që e ka marrë nga Ministria e Ekonomisë, Qendra kompetente për punësim e ka regjistruar punën e personave, përveçse për një person, për të cilin nuk ka të dhëna”. – u shprehën nga – Agjencia për Punësim
Valltaret e huaja, shërbimet e tyre kreative mund t’i japin më së shumti deri 30 ditë brenda një viti kalendarik. Nëse bëhet fjalë për objekt hotelierik, nevojitet pëlqim i Ministrisë së Ekonomisë.

Kështu thotë Ligji për punësim dhe punën e të huajve. Pikërisht rajoni i Pollogut është në fokusin e policisë, e cila shpesh di të lëvdohet me gjah të natës të këngëtareve dhe valltareve të huaja për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Misterin me zonjat e natës të bëra Pazar për restorantin Baci, me siguri do ta qartësojë buletini policor.