Nexhat Bexheti, në listën e lauratit për Cmimin Nobel në shkencat ekonomike
Lajmi e ka bërë të ditur profesori i njohur Musa Limani.
“Nexhat Bexheti, në ketë vit hyri në listën e kandidatit laurat për nominim, për Çmimin Nobel, në shkencat ekonomike, duke e zhvilluar teorinë me temë: “Teoria e Zhvillimit Ekonomik e bazuar në koncentrimin demografik”. Kandidatura e Nexhat Bexhetit është protokoluar dhe regjistruar në Komitetin e Shoqatës Nobel. Komiteti i Shoqatës Nobel, harton listën dhe bënë nominimin e kandidatëve që të hyjnë në rrethin e ngushtë për të fituar Çmimin Nobel. Lista e lauratëve të nominuar mbahet sektret, ndonëse nominuesi mund të flet publikisht për të njoftuar opinionin e gjerë për veprën apo teorinë e tij të shkencave përkatëse, siç bëri tani edhe z. Nexhat Bexheti.
Sipas procedurës për nominimin e lauratit për Çmimin Nobel, nevojitet të formohet edhe grupi mbështetës. Andaj, Nexhati për të plotësuar këtë kriterë, ka hartuar listën e grupit mbështetës, si më poshtë:
1.Prof. Dr. Musa Limani
2.Prof. Dr. Merale Vehapi Fetai
3.Prof. Dr. Bashkim Selmani
4.Prof. Dr. Merita Zulfiu Adili
5.Mr. Arlind Limani
6.Ecc. spec. Menderes Kuqi.
Andaj, përfshirja në listën e kandidatëve për nominim të Çmimit Nobel për vitin 2024, paraqet një afirmim, jo vetë personal të z. Nexhat Bexheti, por edhe mbarë kombëtar. Me këtë rast, z. Nexhat Bexheti, e afirmoi dhe dha knotribut të konsiderueshëm në zhvillimin e shkencave ekonomike në trojet shqipfolëse.
Nexhat Bexheti, sipas njohurive tona, është ndër të parët në trojet shqiptare, që ka hyrë në listën e kandidatëve laurat për nominim për Çmimin Nobel në shkencat ekonomike. Andaj, është për çdo lavdratë puna e tij kërkimore-shkencore, i cili me teorinë e tij i ngriti shkencat ekonomike shqiptare në nivelin më të lartë të hierarkisë shencore në përmasa botërore.
Është për çdo lavdëratë dhe mburrje arritja kreative-shkencore në shkencat ekonomike e z. Nexhat Bexheti. Z. Nexhat Bexheti, ishte student i Fakultetit Ekononk të Universitetit të Prishtinës. Tek unë dha lëndën bazike ekonomike “Politikën ekonomike”, nga programi i së cilës u frymëzua dhe mori njohorit bazike profesionale, për politikat zhvillimore makroekonomike, të cilat i zhvilloi me punën e tij kërkimore-shkencore në jetën prakitike. Andaj, unë personalisht mburrem dhe krenohem që e pata student kandidatin laurat për Çmimin Nobel z. Nexhat Bexheti, që arriti nivelin më të lartë në shkencat ekonomike. Po ashtu, Nexhat Bexheti, me ketë sukses në shkencat ekonomike, madhoi dhe ngriti prestigjin e Fakultetit Ekonomik dhe Universitetin e Prishtinës, dhe njëkohësisht afirmoi Republikën e Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar. I lumtë.
Urojmë që kjo teori të nominohet dhe finalizohet në marrjen e Çmimit Nobel në shkencat ekonomike për vitin 2024. Ndërkaq, autorit i dëshirojmë shëndet, sukese në punën kërkimore-shkencore, dhe në të ardhmën presim nga ai që të na paraqitet me ndonjë befasi tjetër në shkencat ekonomike”, ka shkruar Limani