Ekspert i huaj në krye të Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut?!

Pas skandalit me rastin “Reket” dhe dyshimet për involvimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva janë shtuar zërat që në krye të këtij institucioni të drejtësisë të vjen një ekspert ndërkombëtar. E para për një kërkesë të tillë ishte Aleanca për Shqiptarët, e cila ka bërë thirrje që vetëm ekspertë ndërkombëtarë mund të rikthejnë besimin tek institucionet dhe të vazhdojë funksionimi i Prokurorisë Publike Speciale.

Marketing

Në favor të këtij propozimi dje është prononcuar edhe presidenti Stevo Pendarovski, duke theksuar se është e pranueshme një ide e tillë, sepse sipas tij, ndërkombëtarët kanë pasur ndikim pozitiv në vend. Por ai ka theksuar se për këtë duhet të shikohet se a ka bazë juridike për një zgjidhe të tillë.

Ndërkohë, edhe LSDM dje përmes një brifingu të dhënë për TV24 ka paralajmëruar se është për veting në drejtësi dhe angazhimin e ekspertë të huaj. Sipas paralajmërimeve dhe afateve, deri më 10 shtator pritet të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, ku do të jetë edhe zgjidhja për Prokurorinë Publike Speciale, ndërsa deri më 15 shtator do të zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit special që do të zëvendësojë Katica Janevën.