Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia veriore të martën mbrëma, ku humbën jetën 45 persona, ka shumë të ngjarë të jetë humbja e orientimit hapësinor të ngasësit për shkak të gjendjes infrastrukturore, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat.
Në këtë mendim kanë dalë ekspertët nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev.
Mbrëmë ata kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar, shkruan Dnevnik.bg.
Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur, megjithatë Georgiev tha se gjendja e shenjave është e keqe.
Ekspertët vlerësojnë se ky është një version funksional, por mund të ketë arsye të tjera.
Shkelje e rregullores është edhe udhëtimi me fëmijë gjatë natës dhe transporti i mundshëm i lëndëve të ndezshme.
Tutje, Krassimir Georgiev gjithashtu theksoi se menjëherë pas aksidentit dy autobusët e tjerë të kolonës u nisën me shpejtësi të plotë drejt kufirit dhe duhej të ndaloheshin e të kontrolloheshin.