Ekspertët: Vettingu të zbatohet nga një trup i pavarur me asistencë ndërkombëtare

Ekspertët vlerësojnë se vettingun në gjyqësor nuk guxojnë ta zbatojnë partitë politike. Sipas tyre, para zbatimit të verifikimit duhet të kihen parasysh edhe pasojat që mund t’i sjell procesi. Avokat Zvonko Davidoviq thotë se vettingun duhet ta zbatojë një trup i pavarur i asistuar nga ekspert ndërkombëtar.

Marketing

Tani kur jemi në prag të zgjedhjeve filloi të flitet për vetting i cili i ngjason fushatës dhe premtimeve parazgjedhore. Vettingun nuk guxon ta zbatojë asnjë parti. Ai duhet zbatuar nga një trup me njerëz profesionistë, pa të kaluar politike, pa precedent kriminal apo politik, që nuk kanë qenë pjesë e asnjë funksioni shtetëror 20 vitet e fundit dhe mbi gjitha të ketë monitorim ndërkombëtarë të cilët do të mund të ndihmonin me këshilla dhe rekomandime në proces – deklaroi Zvonko Davidoviq, Avokat.

Juristi Denis Preshova thotë se faktori politik në vend nuk ke ka të qartë çfarë pret nga vettingu dhe si do të zbatohet ai. Duke iu referuar procesit të verifikimit në vendet e rajonit, Preshova thotë se në Maqedoninë e Veriut situata është më e rëndë për faktin që gjyqësori është i ndikuar politikisht.

Cili është qëllimi i procesit? A doni ta pastroni gjyqësorin nga kuadrot e papërgatitur, jo kualitativ dhe të korruptua? Për cilat arsye bëni vetting? Në Shqipëri rrethanat janë më ndryshe se te ne. Ka dallime në bazë. Atje rrënjët e gjyqësorit janë të prekura nga korrupsioni më shumë se te ne. Në Maqedoni kemi problem më animin, varësinë, për dallim nga paanshmëria dhe pavarësia që duhet ta kenë gjykatësit. Vetëm dëgjojmë se duhet vetting. Çfarë nënkupton, si duhet të funksionojë, cilat janë qëllimet dhe arsyet, për të gjitha këto nuk kemi përgjigje të sakta – tha Denis Preshova, Jurist.

Ekspertët gjithashtu vlerësojnë që para zbatimit të vettingut, procesi duhet të garantojë se nuk do t’i ngjasojë procesit të lustrimit i cili u zbatua vite më parë. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka deklaruar se përveç pasurisë, verifikimi do të përfshi edhe ndikimet ndaj gjykatësve dhe prokurorëve.ALSAT-M