Ekspertët zbulojnë virusin që përgjon telefonin përmes aplikacioneve, ndër to edhe Tik Tok

Një virus përgjues është përhapur nëpër smartfonë i quajtur VajraSpy. Ekspertët se ai ka infektuar disa aplikacione të telefonave Android. Ky virus përgjues mund të hyjë në informacionet personale të përdoruesve, duke përfshirë kontaktet, mesazhet, telefonatat, madje edhe të aktivizojë kamerën e telefonit, duke kompromentuar seriozisht privatësinë.

Marketing

 

Aplikacionet që janë prekur nga ky virus përgjues janë: Rafaqat, Private Talk, MeetMe, Let’s Chat, Quick Chat, Chit Chat, Hello Chat, YohooTalk, TikTok, Nidus, GlowChat, Wave Chat.

Nëse njëri nga këto aplikacione ndodhet në telefonin tuaj Android, ju duhet ta fshini menjëherë para se virusi të fillojë aktivitetin.

Viruset përgjuese si VajraSpy mund të përgjojnë telefonantat në sfond duke ua dërguar palëve të treta që i përdorin për informacion, të vjedhin informacionet personale të përdoruesit të pajisjes, të aktivisojnë kamerën kur përdoruesi nuk është duke e përdorus pajisjen si edhe përgjojnë vendndodhjen tuaj në kohë reale me anë të aplikacioneve që kerkojnë të hapet navigatori për të funksionuar.