Eksperti austriak kërkon Qeveri VV-LDK, Kurti dhe Abdixhiku në çfarë poste?

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot” foli në lidhje me procesin zgjedhor të 9 shkurtit, krijimin e qeverisë së re dhe mundësinë e një koalicioni LVV-LDK.

Marketing

Fillimisht, ai mbështeti hapur një koalicion me LVV-së dhe LDK-së, e që sipas tij është gjëja që duhet bërë tani.

Ai vlerësoi se vetëm LDK është alterantivë bashkëpunimi për Kurtin, pasi përmendi të kaluarën e PDK-së dhe AAK-së.

“Po koalicionit VV-LDK, koalicion pro NATO-s.

Dihet se është e ndërlikuar kjo gjë, por le të jemi të sinqertë, është e qartë se çfarë duhet bërë tani.

Kurti ka fituar dhe ai duhet të vazhdojë si kryeministër i Kosovës, por ai është i këshilluar që të ndërtojë një koalicion të qëndrueshëm pro NATO-s për sigurinë e Kosovës.

Kurti ka nevojë për partnerë politikë që mund të flasin me Trump dhe t’i japin fund izolimit të tij në Perëndim dhe vetëm LDK mund t’i japë fund seriozisht izolimit të Kosovës dhe të plotësojë Qeverinë Kurti dhe të kontribuojë në suksesin e Kosovës. Mjaft apo jo, AAK-ja dhe PDK-ja janë të njollosur me detyrimet e tyre gjatë luftës dhe gjatë periudhës kaotike dhe korruptive të rindërtimit dhe nuk janë partnerë të besueshëm që do të zgjidhin asnjë nga problemet e Kurtit”.

Krahas kësaj, Fehlinger tha se Kurti ka fituar për shkak të qasjes dhe politikave ndaj Serbisë, megjithatë ka ngecur në raport me raportet me ndërkombëtarët dhe disa pika tjera.

Për këtë, ai tha se LDK mund ta ndihmojë qeverinë e Kurtit në tri fusha të ndryshme.

“Kurti ka fituar për shkak të qëndrimit të tij të ashpër ndaj Serbisë, integrimit dhe pastrimit të veriut dhe luftës së tij të suksesshme kundër korrupsionit në Kosovë. Por, Kurti e ka izoluar Kosovën në BE dhe SHBA, nuk ka ndërtuar asgjë në infrastrukturë dhe nuk ka marrë asnjë investim të huaj domethënës në Kosovë.

Në këta 3 sektorë kyç LDK mund të kontribuojë dukshëm.

Avdullah Hoti, kryeministri gjatë Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020 është ministri i ri i jashtëm ideal për mandatin e dytë të Trump. Trump e njeh atë dhe ka punuar me të. Hoti e mbajti premtimin ndaj Trumpit dhe për ta zhvendosur ambasadën në Jeruzalem. Vuçiq e ka gënjyer Trumpin. Hoti do t’ia kujtojë Trumpit tradhtinë e Vuçiqit.

Trump nuk ka durim për socialistin ballkanik pasi Kurti dhe Grenell duan të largojnë Kurtin, ji i sigurt për këtë.

Hoti mund t’i kundërvihet Grenellit dhe t’i qaset Trumpit pa Grenellin, kush mundet tjetër në Kosovë?” – theksoi eksperti Austria.