Eksperti gjerman Geis-Thöne: Ja çka punojnë në Gjermani të ardhurit nga Ballkani

Eksperti gjerman për çështje ekonomike, Wido Geis-Thöne bën një bilanc për Deutsche Wellen. lidhur me tregun e punës në Gjermani, nga punëtorët e vendeve të Ballkanit.

Marketing

“Do të thoja që pjesa më e madhe e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor është në nivelin e mesëm të kualifikimit, pra kanë shkollim të niveleve të ndryshme nga vendi i tyre, që në Gjermani i përgjigjet shkolla profesionale, ky shkollim u mundëson atyre të bëjnë këtu punë të kualifikuara. Kemi edhe persona me kualifikim të lartë nga vendet e Ballkanit, por më pak se nga vendet e tjera.
Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorin e ndërtimit, një numër i madh punon edhe në gastronomi, një numër jo i vogël punon në shërbime të tjera, si pastrimi, por edhe në sektorin e shëndetësisë ka një numër më të madh se punëtorë nga vendet e tjera”, thotë Geis-Thöne.

Sipas tij, në fillim të ktij viti kemi të regjistruar afër 100.000 vetë që punojnë në punë të thjeshta, dhe afërsisht 60.000 të tjerë në punë të tjera të kualifikuara, që në Gjermani kanë si kusht kualifikimin profesional, këto janë shifra nga të gjitha vendet e Ballkanit, përjashtuar Malin e Zi, që nuk ka pasur statistika.

Ai nënvizon se niveli i rrogave në Gjermani është shumë më i lartë krahasuar me të ardhurat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pra normalisht për ata ia vlen nga ana monetare, edhe nëse janë në Gjermani për një kohë të shkurtër.

Dr. Wido Geis-Thöne është ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, IW, i specializuar për migracionin dhe refugjatët.