Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se një në dy familje në Serbi kanë në shtëpi një armë, zakonisht kallashnikov.
I ftuar në një intervistë për Euronews Albania ai tha se është e zakonshme në familjet serbe që fëmijët të inkurajohen të mësojnë përdorimin e armëve dhe sipas tij ata nxiten që t’i urrejnë popujt e tjerë.
“Serbët janë në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim dhune e përdorim të armëve dhe e kanë bërë në shtetet ballkanike. Kjo lloj bisede është mbartur në familjet e tyre dhe sot nëse ju dëgjoni biseda private, apo hulumtime që janë bërë, serbët në familje i inkurajojnë për posedim të armëve fëmijët e tyre.
I nxisin me urrejtje ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe kjo bën që çdo qytetar ta konsideroj të rëndësishme armën. Ne kemi informacione se çdo e dyta familje mund të ketë në posedim një armë zjarri, sidomos armë zjarri automatik apo kallashnikov. përdorimin e tyre e konsiderojnë siç kanë barinjtë shkopin”,-tha eksperti Bedri Elezi./EuronewsAlbania/