Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA-ve për sëmundjet infektive, thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të vitit, por nuk është e qartë se sa do të zgjasë imuniteti i saj në organizëm.
“Ne mund të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti kalendarik ose në muajt e parë të 2021-ës”, tha ai, shkruajnë mediet e huaja.
“Gjërat po shkojnë qartë në drejtimin e duhur”, shtoi ai në një intervistë në Good Morning America të mërkurën.
Fauci, njëherësh edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ende nuk është e qartë se sa do zgjasë imuniteti i vaksinës.
Fauci thotë se ai shpreson që vaksinat të jenëq gati deri në fund të vitit sepse zhvillimi ka qenë premtues deri më tani.