Eksperti shqiptar i çështjeve demografike dhe statistikore, Ridvan Ismaili ka bërë të ditur se si pasojë e bilancit negativ të shtimit të popullsisë maqedonase, ata rrezikojnë humbjen e 5 deri 6 deputetëve, përcjell INA.
Ndërsa te shqiptarët shtimi natyror ka rritje pavarësisht migrimit. Reagimi i tij vjen pasi që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se shqiptarët në zgjedhjet e 8 majit mund të fitojnë 25-26 deputetë, më pak se 7 deputetë nga sa janë tani 32.
Ja analiza e plotë e Ridvan Ismailit:
Nga zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020 e deri më sot, vetëm në rrugë natyrore, trupi votues i etnitetit maqedonas ka humbur -36.459 persona (vota), apo përkthyer në mandate deputetësh, 5 deri 6 deputet.
E gjithë kjo vetëm si rezultat i bilancit negativ nga lëvizja natyrore e popullsisë. Ndërsa, te etniteti shqiptarë për këtë periudhë kemi shtim natyror pozitiv me +8800 persona.
Maqedonas
Viti Lindje / Vdekje = Shtimi natyror
👇 👇 👇 👇
2020: 9,648 / 18,227= -8579
2021: 9,338 / 20,672= -11.334
2022: 9,102 / 17,148= -8046
2023*8,500 / 17,200= -8700
Gjithsej: -36,459
Shqiptarë
Viti Lindje / Vdekje = Shtimi natyror
👇 👇 👇 👇
2020: 6884 / 5308 = +1576
2021: 6663 / 5419 = +1244
2022: 6577 / 3497 = +3080
2023*6400 / 3500 = +2900
Gjithsej: +8800