Eksploratori i YouTube ngrin për vdekje gjatë stuhisë së dëborës

Babai një të riu eksplorues e aventurier është zotuar të gjejë regjistrimet e fundit të të birit i cili humbi jetën gjatë një stuhie të papritur dëbore.

Marketing

22 vjeçari belg Storm De Beul, ishte gjetur i vdekur pasi tentonte të kalonte mes një vargmali në krahinën finlandeze Lapland.

Megjithëse kishte kontaktuar me emergjencën, modeli i ri i rrjetit Youtube kishte mbetur i bllokuar mes një stuhie dëbore në Finlandë dhe u shpall i vdekur nga autoritete në 30 tetor 2024. Video e tij e fundit YouTuber ka marrë më shumë se 50,000 shikime dhe komente të shumta ku ndjekësit ofrojnë ngushëllimet e tyre.

Storm dokumentonte shpesh udhetimet e tij ne kanalin ne Youtube.

Mediat belge zbulonin disa nga komentet e tij të fundit, ku i ndjeri thoshte, “Po bie shumë dëborë, por mos u shqetësoni, do t’ia dal”.

Trupi i De Buel nuk u gjet në strehën që ai kishte ndërtuar teksa nëna e tij tha se nuk e kuptonte se përse ishte larguar nga strehimi. “Stuhia kishte rrëzuar pemë atë natë, ndoshta tendën e tij e mori era dhe nuk kishte zgjidhje tjetër por ta ndiqte”.

E ëma shtonte se trupi ishte gjetur gjysmë i ngrirë dhe me plagë të lehta në fytyrë. Prej dëborës së dendur në rajon autoritetet nuk mund të hetonin gjerësisht vdekjen dhe vendndodhjen e saj.

Babai i De Beul është zotuar të shkojë në vendin e ngjarjes me shpresë të rekuperojë kameran dhe regjistrimet e momenteve të fundit.

“Videot e tij janë një trashëgimi e paçmuar për ne, kamera e tij duhet të jetë diku atje në dëborë, me imazhet e udhëtimit të fundit. E di që shanset janë të vogla por duhet ta provoj”, tha babai i De Beul sipas DailyStar.