Eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me mbi 2 herë

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me mbi 2 herë përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti.

Marketing

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-mars u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 5 miliardë lekë.

INSTAT bëri të ditur se, eksportet krahasuar me 3 mujorin e vitit 2021 shënuan rritje me rreth 2 miliardë lekë.

Gjatë 3-mujorit të këtij viti importet shënuan një rritje me 1.4 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 3.6 miliardë lekëve kundrejt 2.2 miliardë lekëve që ishin në 3 muajt e parë të 2021-shit.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./ATSH/