Eksportuesit e Maqedonisë të “lajmeve të rreme” tani janë të orientuar te publiku vendor

Siç 1,8 milionë banorë të Maqedonisë me të drejtë vote mendojnë për opsionet e tyre në referendumin më 30 shtator të këtij viti për ndryshimin e emrit të shtetit dhe për t’i dhënë fund kontestit me Greqinë, vendi që u akuzua për vërshimin e votuesve amerikanë me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016, me të cilat Donald Tramp erdhi në pushtet, tani edhe vetë gjendet në goditje të së njëjtës fushatë në rrjetet sociale. Në industrinë e përhimë të Maqedonisë për prodhimin e “lajmeve të rreme” duket se ajo që largohet, përsëri kthehet, përfundon Alan Krosbi në analizën e tij të publikuar në Radio Evropa e Lirë.

Marketing

“Bojkot të referendumit”, “Mos e shkatërroni Maqedoninë”, “Zaev është tradhtar”, janë vetëm një pjesë e porosive që sipas analitikëve qarkullojnë në profilet e rreme në mediat sociale, në përpjekjet e kundërshtarëve të “PËR”, opsion, i cili fuqimisht e përfaqëson kryeministrin Zoran Zaev me qëllim që të zhbllokohen integrimet euroatlantike në vend.

Sipas profesorit nga Universiteti në Grac, Florian Biber, fushata për bojkot nuk u koordinua nga ndonjë parti më e madhe politike, por ajo udhëhiqet nga më shumë aktorë pa kontroll qendror, që promovimin e sajteve me lajme të rreme i bën më të rëndësishme.

“Në mënyrë shtesë, çështja është shumë e polarizuar, dhe me këtë bën thirrje në ‘informim’ të tillë”, thotë Biber për Radio Evropa e Lirë.

Përfaqësuesit zyrtarë nga Perëndimi disa herë paralajmëruan për involvim rus me qëllim të zvogëlimit të ambicieve të BE-së dhe NATO-s në vendet e Bllokut lindor, duke përfshirë përmes internet trolleve dhe veglave të tjera të “luftës hibride”. Por, tani për tani nuk ka shenja nga “kiber arma”, që do të tregojnë përfshirje të Moskës në debatin momental në Maqedoni.

“Shumicë e qartë e qytetarëve të Maqedonisë dëshirojnë anëtarësim në BE dhe NATO. Marrëveshja është mënyra e vetme që të arrihet deri te kjo”, thotë Biber për REL.

Pak qytetarë të Maqedonisë janë të kënaqur me ndryshimin e emrit, por shumica thonë se e pranojnë, me qëllim që të sigurohet integrim euroatlantik i vendit. Tema është aq sensitive që madje edhe çështja e referendumit nuk e përmban emrin e ri, thuhet në analizën e REL-së.

Kjo në mënyrë shtesë i inkurajon kundërshtarët me dëshirë që t’i shfrytëzojnë mediat sociale për ndikim ndaj mendimit publik, po ashtu që portalet e dyshimta dhe profilet anonime në mediat sociale kanë ndikuar në zgjedhjet amerikane në vitin 2016, kur Maqedonia mori status kult, për shkak të mijëra ueb faqeve për përhapjen e lajmeve të rreme, të regjistruara aty. Si me zgjedhjet në SHBA, ashtu edhe tani ekzistojnë dyshime se Rusia është në qendër të dezinformatave të tilla.

Kryeministri Zoran Zaev, qartë tha se nuk ka dëshmi për involvim nga ana e Rusisë. Por, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhim Matis, në prag të vizitës në Maqedoni më 17 shtator, tha se Rusia bën përpjekje që t’i shfrytëzojë paratë dhe ndikimin për formimin e qëndrimit të opozitës në referendumin e ardhshëm.

“Nuk ka dyshim se dërgojnë para dhe po realizojnë fushata më të gjera”, deklaroi Matis para gazetarëve në rrugë për në Shkup, edhe pse potencoi se nuk është e qartë sa efektive janë përpjekjet e Moskës për mossukses në referendum.

Raportet për gjendjen me mediat në Maqedoni, tregojnë se nga rreth 40 profile të reja po krijohen në “Fejsbuk” çdo ditë me qëllim të vetëm të inkurajohen njerëzit për bojkot të referendumit,. Portalet e tilla dhe internet faqet kanë gjetur publik të madh në SHBA dhe tani duket se e pranojnë edhe tregun në shtëpi.

Hulumtimi i paradokohshëm i Institutit Shoqëri e hapur në Sofje, tregon se maqedonasit ndoshta janë madje edhe më të nënshtruar në manipulime të tilla, në krahasim me shtetet e tjera në Evropë. Raporti tregon se Maqedonia është e fundit në listën prej 35 shteteve evropiane sipas arsimimit mediatik të popullatës, që do të thotë se më e nënshtruar në “lajme të rreme”.