Ekspozita “Pasditja e një ideologjie” (FOTO)

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Galerisë kombëtare të Maqedonisë me institucionet homologe të rajonit do të mundësojë që më 12 qershor (e martë), publikut të Maqedonisë t’i prezantohet Galeria qytetare artistike e Sofjes.

Marketing

Ekspozita “Pasditja e një ideologjie” i paraqet veprat artistike në pronësi të galerisë me “sy joartistikë”, duke kërkuar tek ato dëshmi të një kohe dhe mënyre që kanë përjetuar artistët, duke konsideruar se ata i kanë shkruar në gjuhën e tyre amtare faqet e mikrohistorisë së komunizmit dhe  se krijuesi gjithmonë merr pjesë në “lojën e dyfishtë”, ndërkohë që e paraqet realitetin dhe kjo lojë vepron brenda tij, është prezente në veprat e tij sipas dëshirës së tij, por edhe e pavarur nga ajo.

Nga ky aspekt, cilësitë estetike nuk janë faktorë kyç në përzgjedhjen e pikturave dhe skulpturave, por nuk do të thotë se ato janë inekzistente – mes autorëve të tyre gjenden disa prej emrave më të rëndësishëm bullgarë, si: Ljubomir Dallçev, Ivan Kirkov, Vaska Emanuillova, PavellKojçev, Galin Mallakçiev, AtanasJaranov, DimitarKazakov, MillkoBozhkov, LjubenZidarov, Andrej Daniel, NedkoSollakov, Vihroni Poshnedellev, Stanisllav Pamukçiev, Teklla Aleksieva, Vanko Urumov…Veç kësaj, të gjithë janë krijues të asaj kohe dhe vizitorët do të mund t’i ndjekin në mendimet e tyre dhe udhëzimet e tyre artistike.

 Në këtë rast nuk është aq i rëndësishëm stili i tyre, sa ç’është ndjenja e mjedisit shoqëror si pjesë e veprave të tyre artistike. Mjedisi në të cilin kanë mbijetuar jashtë roleve të tyre publike, kur shkojnë në shtëpi ose për pak kohë i mbyllin sytë.

Në këtë gjurmim të “dëshmive artistike” për njeriun e thjeshtë në socializëm veçohen katër fusha tematike, të cilat kushtimisht mund të emërohen si në vijim: transport/qytet, dritare/kontemplim, përditshmëri/festë dhe fëmijëri/faj.

 Ekspozita është pjesë e projektit afatgjatë “Syri tjetër”, i cili ka për qëllim ta paraqesë dhe ta socializojë pasurinë dhe larminë e veprave të fondit të Galerisë qytetare artistike të Sofjes nëpërmjet syve të intelektualëve “joprofesionistë”.

Katalogu i ekspozitës është në bullgarisht dhe anglisht dhe përfshin tekste të autorëve, të dy kuratorëve dhe një pjesë me vepra të përzgjedhura.

Hapja: Çifte Hamam, 12 qershor, ora 19.00

12 qershor – 03 korrik 2018,

Kuratorë: Georgi Lozanov dhe Georgi Gospodinov