Ekzekutohet me armë Zja.rri shqiptari në Itali

Një 43 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Romë në zonën e quajtur Tufello. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima ka qenë person me precedent penal dhe në momentin që ai është qëlluar ka qenë duke u rikthyer në burg pasi kishte dalë me leje.

Ndërsa në momentin e vrasjes sapo kishte dalë nga banesa për tu rikthyer në burgun Rebibbia, ku është ekzekutuar me dy plumba një në kokë dhe një në gjoks.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimes apo autorët e kësaj ngjarje