Ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari në Tiranë, gjendet një makinë e djegur pas ngjarjes

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Marketing
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.

Klajdi Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në kokë dhe gjoks.

Mediat vendore raportojnë se 28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class.

Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij pas të shtënave me armë.

28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës.

Marketing