Ekzekutohet në një restorant shqiptari në Spanjë

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Mësohet se ai është qëlluar nga një person ende i pa identifikuar në një restorant ku po darkonte.

Marketing

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Orange Tree” në Albir në Costa Blanca pak para mesnatës së të premtes.

Bëhet me dije se personi i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në ambientet e lokalit dhe e qëlloi shqiptarin disa herë më pistoletë.

Pasi kreu krimin autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Autoritetet spanjolle nuk e kanë bërë publik identitetin e shqiptarit të vrarë. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Marketing