Ekzekutohet teksa pinte kafe: Atentat me breshëri kallashnikovi në Shkodër

Nazim Bandula kur kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje. Bandula ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetëm pas vetëm njollat e gjakut.

Marketing

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Bandula ishte një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.