Sonte do të luhet ‘El Clasico’ e radhës.
Me fillim nga ora 21:00, në ‘Santiago Bernabeu’, skuadra e Real Madrid do të jetë nikoqire e Barcelonës.
Kjo klasike do të ketë rëndësi të madhe, pasi fitorja eventuale do të thoshte pozita e parë në La Liga për secilën skuadër.
Barcelona në këtë ndeshje futet nga pozita e parë, me dy pikë më shumë sesa Real Madrid.
Në gjithë historikun e klasikeve, skuadrat qëndrojnë të barabarta në numrin e fitoreve.
Nga 243 ndeshje, janë shënuar në total 802 gola. Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat për të parë se kush qëndron më mirë.
802 gola
Barcelona – 399
Real Madrid – 403
243 ndeshje
Barcelona – 96 fitore
Real Madrid – 65 fitore
Barazime – 52
Porta e paprekur
Barcelona 53
Real Madrid 47
Fitore si mysafirë
Barcelona 30
Real Madrid 27