Me mbërritjen e acarit në dimër, shumë familje të nevojtarëve që i ka në evidencë OH “El Hilal”-i, në rend të parë mundohen të sigurojnë lëndë djegëse.
Por, ka nga ata që për shkak të papunësisë, në këtë periudhë të vitit ballafaqohen edhe me mungesë të artikujve ushqimorë dhe higjienikë.
Një nga to është familja e Adem Veliut nga Tetova me tetë anëtarë, e cila jeton në lagjen Vardarska. Ademi është punëtor fizik dhe baba i katër fëmijëve. Me të jetojnë edhe nëna dhe motra e tij.
Sot këtë familje e vizitoi kryetari i degës së “El Hilal”-it në Tetovë, Ardit Kamberi dhe anëtari i saj, Sadush Saliu. Atyre iu dorëzuan veshmbathje dhe artikuj ushqimorë e higjienikë të mjaftueshëm për të kaluar këtë periudhë dimërore.
Dega e Tetovës në kuadër të planit të saj të veprimit, kësi vizita do të realizojë çdo javë gjatë dimrit me qëllim që të jetë më afër familjeve të shumta që janë evidentuar nga “El Hilal”-i.