ELEM ka mbiprodhuar 6.5 milionë euro energji gjatë këtij muaji

Kompania shtetërore ELEM njoftoi se këtë muaj ka shitur nga teprica e energjisë elektrike që prodhojnë dhe në këtë mënyrë ka mbledhur mbi 6.5 milionë euro. Respektivisht ka shitur 100 mijë megavatë orë.

Marketing

ELEM këtë vit ka shitur gjashtë herë tepricë të energjisë elektrike në tregun e hapur, duke shitur gjithsej 320 mijë megavatë orë për më shumë se 18 milionë euro, që përfundojnë në buxhetin e shtetit. Nga ELEM thonë se janë të gatshëm për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, gjithashtu edhe për fillimin e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike, i cili është planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm.

Deri më tani kemi punuar me tarifë të rregullt, në një pjesë të vitit ajo tarifë ishte 41 euro për megavat orë, me vendimin e fundit është rreth 39 euro. Me këto çmime që i ceka më parë që mund t’i arrijmë, mund edhe vetë të konkludoni se dallimi është mjaft i madh dhe ne jemi në gjendje ta arrijmë atë- tha Blagojçe Trpovski – drejtor i prodhimit dhe shitjes.

Marketing