Eleni Foureira e thotë troç e me zë të lartë: Jam krenare që jam shqiptare!

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë pasi mohoi origjinën e saj.

Marketing

E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot. Eleni ndodhet në Lisbonë ku do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision”.

Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka deklaruar me krenari se është me prejardhje shqiptare. “Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe. E do të nisësh jetën nga fillimi.

Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bënë mua kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, është shprehur Foureira./Panorama/

Marketing