Elezi: 25 vite bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bankës Botërore

Që të arrihet zhvillimi më i mirë ekonomik dhe standardi më i mirë jetësorë për qytetarët në Maqedoni dhe rajon, është e patjetërsueshme që të investohet në kapitalin njerëzorë, kjo është thënë në konferencën me temë ‘Arritjet ekonomike përmes zhvillimit të kapitalit njerëzorë në vendet e Ballkanit Perendimorë’ që është organizuar nga Ministria e financave dhe Banka Botërore me rastin e bashkëpunimit 25 vjeçarë.

Marketing

Sot ka filluar realizimi i projektit në vlerë prej 30 milion euro nga Banka Botërore për përmirësimin e kapitalit njerëzorë, bëhet fjalë për Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale, që do të përfshijë një pjesë të madhe të fëmijëve në çerdhe si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Ministria e financave gjatë viteve të kaluara ka investuar në kapitalin njerëzorë në vend por nuk kanë qenë të mjaftueshme pasiqë mjetet në këtë sferë nuk mund të shihen si shpenzime, megjithatë bëhet fjalë për investim që do jenë afatgjate, në këtë drejtim kemi nisur të ndajmë më shumë mjete për këtë sektor, në buxhetin e këtij viti janë ndarë 146 milion euro më shumë në raport me vitin e kaluar për rastet sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, arsimin dhe shëndetësinë, kjo është një rritje prej 1.5% të BKP-së.

Këtë vit kemi ndarë mjete për rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve, ishte një hap i patjetërsueshëm, në disa sektorë pagat nuk janë korigjuar me vite dhe ende janë në nivel të ulët, në buxhetin e këtij viti janë ndarë thuajse gjitha dhe më shumë mjete për masën e punësimit, përmes këtyre masave qytetarët që kërkojnë punë mund të arrijnë dhe dije në tregun e punës”, kështu theksoi mes tjerave zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Banka Botërore është partner në reformat dhe përparimin e kapitalit njerëzorë në vend dhe rajon, krahas këtij projekti me strategjinë e re të bashkëpunimit shihen edhe shumë projekte të tjera për investim në këtë drejtim.

“Këtu bëhet fjalë për projektin për mbrojtjen shëndetësorë si gjë primare, kjo do bëhet ndaj reformave dhe investimeve në sektorin shëndetësorë, këtu bëhet fjalë dhe forcimi i kompanive, projekte për mbrojtjen sociale dhe ambientin jetësorë, vlera e përgjithshme e projekteve do të kap 400 milion dollar dhe duhet të realizohen në katër vitet e ardhshme”, sqaron mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Nënkryetarja e Bankës Botërore për Europë dhe Azinë qendrore, Siril Muler ka thënë se është e patjetërsueshme që të investohet tek fëmijët dhe moshën rinore, andaj vendet e rajonit duhet që të punojnë në përmirësimin e arsimit parashkollorë në vend.

“Në përqindje rinia në rajonin e Ballkanit Perendimorë deri në 18 vjet kalojnë thuajse 12.4 vjet në shkollë, megjithatë arritja arsimore në këtë periudhë është thuajse vetëm 8.6 vite arsim kualitativ”, thekson kështu Muler.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin dhe gurvernatorja e Bankës Popullore, kryeministri, ministrat nga vendet e rajonit si dhe përfaqësues të lartë të Bankës Botërore.

Marketing