Elezi: Aprovohet pakoja e rradhës për 117 kompani përmes linjës Covid 2

“Aprovohet pakoja e radhës për 117 kompani përmes linjës Covid 2 e cila realizohet përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë Veriore!

Marketing

Me këtë sigurohen 3.001 vende pune në vlerë të përgjithshme 120.124.000 milion denarë.

Ka një interes të madh për këtë linjë kreditore nga kompanitë. Kërkesat përpunohen dhe procesohen nga Banka e Zhvillimit, pas së cilës nënshkruhen marrëveshje me ato të miratuara dhe paguhen mjetet financiare.

Kreditë nga kjo linjë kreditore sillen nga 3.000 deri në 90.000 euro, me interes 0% dhe një periudhë shlyerjeje 3 vite me një periudhë mospagimi 24 muaj.” – thotë Elezi.

Marketing