Jemi në drejtim të përgatitjes së masave të reja për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, tani me krizën shëndetësore e cila gradualisht po humb intensitetin, krijimi i masave të reja do të jetë stimul shtësë për ekonominë vendore.
Përmes masave të ndërmarra janë ndihmuar shumë kompani dhe qytetarë dhe ruajtur vende pune, gjithësejt, numri i kompanive që kanë marrë ndihmë dhe që kanë aplikuar për ndonjë nga masat që i kemi sjellë janë rreth 30.000.
Interesim të madh ka pasur për ndihmën financiare për rrogë prej 14.500 denarë për të punësuar, për të cilën masë kanë aplikuar mbi 23.359 kompani ose rreth 30 % të subjekteve aktive, për këtë masë kan aplikuar 6000 ushtrues të veprimtarisë vetëpunësuar ose mbi 45% nga të regjistruarit.
Nga linja kreditore KOVID 1 përmes Bankës për zhvillim janë aprovuar 631 kërkësa nga kompanitë me 5588 të punësuar, për linjën e dytë KOVID 2 janë pranuar 2400 aplikime, thirrja është shpallur më 29 prill dhe do zgjasë deri më 13 maj 2020.
Së shpejti përmes bankave komerciale do të plasohet linja e levërdishme për kredite të reja për kompanitë në vlerë prej 51 milion euro.
Lehtësimet tatimore nga pagesa e paradhënieve për tatim në fitim dhe tatimin personal për muajin mars, prill dhe maj 2020, janë shfrytëzuar nga 1300 kompani, dhe janë aprovuar 1800 aplikime që janë në shqyrtim të sipërm.
Me këtë sipas vlerësimeve paraprake me masat janë siguruar ndihma prej mbi 30.000 kompani dhe janë ndihmuar 250.000 vende pune.
Gjatë masave janë ndihmuar dhe qytetarët që janë pjesë e ekonomisë joformale për të ndihmuar përmes ndihmave sociale ku nga 3 Prilli janë pranuar 970 kërkesa për ta ushtruar të drejtën e ndihmës sociale dhe rrjedhimisht shqyrtohen kërkesat.
Ne jemi partner me biznes sektorin dhe me qytetarët dhe së bashku do ia dalim të përballojmë krizën dhe ti kthehemi normalitetit dhe rritjes ekonomike, informon mes tjerave Shiret Elezi, zëvendësministre e financave.