Dy stacione për trajtimin e ujit të pijshëm janë duke u ndërtuar në vendbanimet e Negotinës dhe Dobri Dollit në komunën e Vrapçishtit, në afërsi të qytetit të Gostivarit, përmes Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Komunale, MSIP, në kuadër të Ministrisë së Financave, me mbështetjen e Bankës Botërore.
Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi, së bashku me ekipin nga projekti MSIP inspektuan ndërtimin duke theksuar se ndërtimi i stacionit të trajtimit të ujërave brenda këtyre nën-projekteve do të përmirësojë infrastrukturën e ujësjellësit në komunën e Vrapçishtit ku do të shfrytëzohet nga më shumë se 10 mijë banorë të këtyre vendbanimeve që do të përfitojnë nga ky projekt. Së bashku me zëvendësministren Elezi ishin të pranishëm në këtë takim edhe ministri i ambientit jetësorë Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
– Këto fshatra kanë depozita për ruajtjen e ujit, por ato kanë pajisje të vjetëruara të klorimit. Inspektimi periodik i ujit të pijshëm në sistemet e shpërndarjes tregoi se bakteriet ishin të pranishme dhe treguan një rritje të përqendrimit të metaleve të rënda nga turbullira, duke sugjeruar se nuk ishte i një cilësie të përshtatshme për nevojat e banorëve të këtyre vendbanimeve. Stacionet e reja të trajtimit të ujit do të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik dhe do të përmirësojnë më tej sistemet e furnizimit me ujë në shpërndarjen dhe matjen e ujit të pijshëm cilësor. Realizimi i këtij projekti do të sigurojë një furnizim të shëndetshëm me ujë, me cilësi të mirë, për të gjitha familjet, tha Elezi.
Për këto projekte, në kuadër të projektit MSIP 2, janë siguruar fonde nën-kredi nga Banka Botërore në vlerë prej 30 milion denarë.
Përmirësimi i furnizimit me ujë do të kontribuojë në mënyrë indirekte në krijimin e kushteve më të mira për investime në komunë, mbështetje për bizneset mikro dhe të vogla dhe do të sigurojë kushte të përshtatshme për zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë të cilat konsiderohen si përparësia më e lartë për komunën.
Përmes projektit MSIP të Ministrisë së Financave, gjithashtu me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, projektet financohen vazhdimisht në komuna të tjera të këtij rajoni. Komuna e Gostivarit, përmes këtij projekti, ka pajisur katër çerdhe ku janë të vendosur 773 fëmijë, ka siguruar një automjet për mirëmbajtjen e ndriçimit rrugorë dhe një kamion me pajisje shtesë për të përmirësuar higjenën publike në qytet.
Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Vendredi 19 juin 2020