Me mbështetjen e Bankës Botërore, për kohë të shkurtër arritëm përparim në reforma të rëndësishme, është azhuruar strategjia për borxhin, është bërë rishikim aktual i Ligjit për borxhin publik dhe IT sistemin për menaxhimin me borxhin, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi me rastin e hapjes së punëtorisë “Projeksioni i fluksit monetar dhe menaxhimi me mjetet financiare” që mbahet në kuadër të Ministrisë së financave.
Punëtoria është e organizuar nga ana e Grupacionit këshillëdhënës për menaxhim me borxhin publik të Bankës Botërore. E njëjta realizohet në suaza të Programës për menaxhim me borxhin publik dhe rreziqet, e mbështetur nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike (SECO) e Zvicrës. Në trajnim përveç përfaqësueseve të Maqedonisë, ka edhe pjesëmarrës nga 6 vende tjera, mes tyre janë: Tajlanda, Shqipëria, Romania, Serbia, Sllovenia dhe Kosova.
Zëvendësministrja e financave znj. Elezi potencoi se ka përparim në pjesën e tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë dhe se janë krijuar masa për zhvillim të mëtutjeshëm në këtë segment.
Kjo punëtori është pjesë nga programa për menaxhimin me borxhin publik dhe menaxhim me rreziqet, me qëllim që të rritet ndërgjegjëshmëria e menaxhuesve me mjetet financiare dhe me borxhin për rëndësinë e parashikimeve të sakta për rrjedhshmërinë e parave/mjeteve monetare dhe praktikave të shëndosha për menaxhimin me mjetet monetare/paratë, theksoi mes tjerave zëvendësministrja Elezi duke shtuar se:
“Qëllimi kryesor i menaxhimit efektiv të parave të gatshme të qeverisë dhe parashikimi i rrjedhës së parasë është që të ketë sasinë e duhur të parave në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të përmbushur detyrimet në një mënyrë të efektshme në kosto dhe me rrezik të menaxhueshëm.
Në të gjitha këto raste koordinimi, transparenca dhe shkëmbimi i informacioneve janë të patjetërsueshme”.
Në hapjen e kësaj punëtorie u drejtua edhe zëvendës ambasadori i Zvicrës, Stefan Tomagian.
“Një nga prioritetet e Zvicrës në Maqedoni është mbështetja e Ministrisë në fushën e forcimit të menaxhimit të financave publike, me fokus në administrimin e taksave, menaxhimin e borxhit dhe statistikave të financave publike. Sidomos në menaxhimin e borxhit publik, Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), në partneritet me Bankën Botërore jep mbështetje për vendet në zhvillim, në menaxhimin e borxhit publik dhe rreziqet. Kjo zbatohet brenda Programit të Menaxhimit të Borxhit dhe Rrezikut. Maqedonia u bashkua me programin gati dy vjet më parë, dhe ka qenë një nga vendet më aktive në grupin, tha Tomagian.