Elezi: Fillon loja shpërblyese nga TVSH-ja ime!

Duke skanuar çdo llogari fiskale përmes aplikacionit të TVSH-jaime nga sot, çdo qytetar në moshë madhore është një nga fituesit e mundshëm të një prej 3.852 çmimeve që arrinë gjysmë milioni euro, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Skanohet çdo ditë për 10 shpërblimet ditore edhe atë 4 nga 1.000 dënarë, 3 nga 2.000 denarë dhe 3 nga 3.000 denarë. Llogaritë që nuk funksionojnë në ciklin ditor marrin numra serik që do të hyjnë në ciklin mujor për 15 çmime tjera edhe atë prej 100.000 denarë, si dhe për të dy shpërblimeve kryesore nga 3.000.000 denarë.

Ndarja e shpërblimeve do të zgjasë në një periudhë prej një viti. Janë kështu 1.468 çmime nga 1.000 denarë, 1.101 çmime nga 2.000 denarë, 1.101 çmime nga 3.000 denarë, 180 çmime nga 100.000 denarë dhe dy çmime kryesore prej 3.000.000 denarë secila, thekson mes tjerave zëvendësministrja Elezi.

Për të marrë pjesë në shortin e çmimeve, qytetarët duhet të regjistrohet në Sistemin e të Ardhurave E-Personal, të jetë përdorues i aplikacionit TVSH-jaime dhe të pranojë kushtet e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese TVSH-jaime.

Shpërblimet ditore do të tërhiqen përmes një gjenerator elektronik. Fituesit e shpërblimeve ditore do të marrin njoftim menjëherë pas skanimit të llogarisë së tyre. Ndërkohë, të gjithë ata që nuk janë fitues do të marrin një mesazh me përmbajtje edukative dhe informuese në aspektin financiarë.

Gjithashtu, edhe llogaritë e pa skanuara marrin një numër serial për të marrë pjesë në tërheqjet e raundit aktual për 15 çmime prej 100.000 denarë, si dhe për dy shpërblimet e mëdha.

Ndarja e çmimeve të parave prej 100.000 denarë dhe shpërblimet e mëdha prej 3 milion denarë do të transmetohen drejtpërdrejtë nga studioja ku realizohet Llotaria menjëherë pas transmetimit të lojërave Lotto 7 dhe Xhoker. Ndarja e parë për 15 çmime prej 100.000 denarë do të bëhet më 4 janar të vitit 2020.

Qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit të Lotarisë Shtetërore ose loto.mk për çdo pyetje shtesë.

Qytetarët që skanojnë llogaritë e tyre fiskale nga sot do të përfitojnë trefish: mundësia për të marrë një nga çmimet e parave të gatshme deri në 3.000.000 denarë, një rimbursim të dytë të TVSH-së dhe të kontribojnë në luftën kundër ekonomisë gri.

Zëvendësministrja Elezi theksoi se loja shpërblyese TVSH-jaime është krijuar sipas praktikave më të mira të lojërave shpërblyese në vendet e tjera për adresimin e ekonomisë gri.

Me lojën shpërblyese qytetarët marrin motivin për të kërkuar dhe skanuar llogaritë fiskale dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë evazionin fiskal që është i dëmshëm për ekonominë e vendit. “Vetëm kur ekonomia gri fillon të zhduket, përfitojmë të gjithë”, vlerëson kështu Elezi.