Elezi: Gëzuar 7 marsin, ditën e misionarëve të dijes, të qytetërimit!

Me rastin e festës së 7 Marsit, ditës së mësuesit, zv.ministrja e financave ka lëshuar një mesazh urimi duke ju uruar kështu të gjithë mësimdhënësve këtë festë duke i cilësuar kështu si misionarë që përhapin dijen dhe edukojnë e mësojnë brezat me radhë.

Marketing

Ja urimi i zv.ministres së financave, znj. Shiret Elezi
Sot është Dita e Mësuesit, dita e misionarëve që përhapin dijen, edukojnë dhe mësojnë brezat me rradhë. Ndaj dhe dëshiroj që t’ju uroj nga zemra mësuesve të mi, dhe të gjithë mësuesve shqiptar Gëzuar këtë ditë, e shumë suksese në misionin e tyre fisnik të përcimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare. Ju nuk kursyet kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur dijen, për të na mësuar shkronjat e bukura shqipe, për të na mësuar të duam dhe të respektojmë atdhenë. Ju keni ditur që me dashuri dhe respekt të na udhëhiqni në rrugën tonë të së ardhmes! Ju ndezët një dritë që ndriçoi jo vetëm mendjet, por ngrohu zemrat tona. Çdo njëri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij, të cilit i falet me mirënjohje. Le t’ua dedikojmë gjithë suksesin tonë këtyre mësuesve.

Marketing