Elezi: Gjatë vitit 2019 kemi kthyer tek kompanitë 402 milion euro rimbursim të TVSH-së!

Vitin e kaluar kompanitë morën rimbursim të TVSH-së prej 402 milion euro ose 7.5% më shumë sesa në vitin 2018 ose 44% më shumë se në vitin 2016. Dinamika e mirë e kthimit të TVSH-së vazhdon edhe këtë vit, që është e një rëndësie të madhe për likuiditetin e kompanive, operacionet dhe investimet e tyre, kështu sqaron zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

“Në 16 ditët e para të janarit, rimbursimi i TVSH-së për kompanitë arriti në 926 milion denarë ose 15 milion euro. Kjo vazhdon dinamikën e mirë të vitit të kaluar në të cilën kompanitë në bazë të TVSH-së janë rimbursuar 401.9 milion euro. Kjo është për 7.46% më shumë se në vitin 2018, 28.18% më shumë se në vitin 2017, 44.19% më shumë se në vitin 2016 ose edhe 42.46% më shumë se në vitin 2015. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për kompanitë, sepse është mënyra për të ruajtur likuiditetin e nevojshëm për operimet në vazhdim, si dhe planifikimin e veprimtarisë investuese”, thekson mes tjerave Elezi.

Elezi thotë se rimbursimi i TVSH-së për qytetarët përmes masës TVSH-jaime do të bëhet muajin tjetër, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019, për të cilat rimbursimi është rreth 3.8 milion euro.

“Në dy tremujorët e parë masa ka pasur rezultate të shkëlqyera, 213 mijë përdorues, 52.5 milion llogari të skenuara me qarkullim prej 26 miliardë denarë, nga të cilat TVSH e mbledhur është 2.8 miliardë denarë. Deri më tani, janë dhënë shpërblime deri në 1.8 milion denarë përmes lojës shpërblyese TVSH-jaime, deri tani 340,000 denarë janë shpërblime ditore dhe 1.5 milion denarë për shpërblime mujore në vlerë 100.000 denarë”, thotë mes tjerave zëvendësministrja Elezi.