Elezi: Indikatorët makroekonomik dhe institucionet ndërkombëtare vërtetojnë se ekonomia shkon përpara

Indikatorët makroekonomik tregojnë se ekonomia shkon përpara, në kushte kur në nivel global bëhet sfidë për tarifat doganore, ekonomia jonë po shënon një rritje në industri dhe eksport, kështu thekson zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

“Prodhimi industrial ka rritje prej 10% në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të fundit nga Enti shtetërorë i statistikave gjithashtu edhe eksporti ka rritje prej 6.8%, paga mesatare ka rritje prej 4.5% nga muaji shkurt, kreditimi i ndërmarjeve njëkohësisht edhe lëvizja e sektorit të biznesit po shënon përmirësim në krahasim me pesë vitet e fundit, investimet e huaja nga viti i kaluar shënojnë rritje, gjithë kjo tregon se ekonomia e vendit po rikuperohet dhe se po realizohen hapat e zhvillimit”, thotë kështu Elezi.
Ajo thekson se ekonomia e vendit shënon përmirësim pas rekomandimeve të marra nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Sigurisht që qevria e shfrytëzon këtë moment pozitiv për reforma dhe politika të cilat do të stabilizojnë akoma më shumë ekonominë, viti i kaluar ishte vit i reformave thelbësore në sektorin financiarë, kishim agjendë të stërngarkuar mes të cilave edhe reformat tatimore, pensionale dhe sociale, një pjesë e rezultateve tashmë mund të shihen me realizimin e të hyrave buxhetore, këtë vit vazhdojmë me reformat e parapara në bazë të Programit për menaxhim me reformat në sektorin financiarë”, vlerëson kështu Elezi.
Përmes kornizës për partneritet me Bankën Botërore do të përkrahet ekonomia përkatësisht do të realizohen projekte për përmirësimin e klimës së konkurencës.

“Kemi shumë projekte të cilat do të përmirësojnë infrastrukturën përkatësisht lidhjen më të mirë dhe uljen e shpenzimeve për kompanitë, kështu projekti për lehtësimin e tregëtisë dhe transportit në Ballkanin Perendimorë, Banka Botërore tashmë ka përllogaritur se shpenzimet për eksport dhe import në vend do të uleshin për rreth 10%”, thotë kështu Elezi.