Elezi: Komisioni Europian, aprovon 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut!

Javën e kaluar dërguam kërkesë zyrtare deri tek Bashkimi Europian për shfrytëzimin e instrumentit për stabilitet makro-financiarë i destinuar për ballafaqim me virusin Korona (Covid-19), kështu thekson zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi lidhur me vendimin e KE-së që t’i vendosë në dispozicion vendit tonë shumën prej 160 milion euro për t’u përballur me sfidën nga virusi Korona.

Marketing

“Në bazë të vlerësimin paraprak për vendin tonë do të jenë në dispozicion 160 milion euro. Solidariteti europian gjithnjë e më shumë i mirëseardhur në këtë kohë”, vlerëson mes tjerave zëvendës ministrja Elezi, duke shprehur njëkohësisht falenderim ndaj Bashkimit Europian.

Detaje më të hollësishme mund të gjeni në linkun në vazhdim:

https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_20_716?fbclid=IwAR3im_fSHDiDZCUBxBhVorvVPOGU19OCBdMEG8HzdMjtX0CbM5IIjiCV8QA

Marketing