Elezi: KQZ po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike

KQZ ka njoftuar se sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës.

Marketing

Zëdhënësi i KQZ-së, Valimr Elezi ka njoftuar se me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Ai ka sqaruar se formularët e rinumërimit po publikohen afër formularëve që janë plotësuar në vendvotime dhe çdo palë e interesuar mund të ketë qasje për të bërë krahasime.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas rinumërimeve eventuale, do të publikojë rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, thotë Elezi.

Marketing