Rimbursimi dhe kthimi i rregullt i TVSH-së ndaj kompanive të ndryshme po bëhet tashmë përmes modelit automatik.
“Ky është një sistem i rimbursimit dhe kthimit të rregullt të tatimit përmes modelit automatik, një shembull i tillë është rimbursimi i TVSH-së ndaj bizneseve përgjatë gjithë vitit 2018, model ky që është shumë i shpejtë dhe joselektiv. Vitin e kaluar kthimi i TVSH-së ka arritur deri në 23.1 miliard denarë që është rreth 19.3% më i lartë se gjatë vitit 2017 dhe gjithë pagesa bëhet direkt nga buxheti”, kështu thekson mes tjerave zv.ministrja e financave Shiret Elezi.
Ky model automatik është zhvilluar nga departamenti i IT-së pranë Drejtorisë për të hyra publike për funksionim më të mirë dhe ofrim të shërbimeve më efikase ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Në këtë drejtim janë edhe platformat e taksave personale dhe kthimi i përshtatur i tyre. Me këtë reformë, qytetarët janë liruar nga procedurat administrative dhe nuk presin gjatë nëpër sportele. Falë sistemit elektronik, qytetarët do të kenë një pasqyrë më të qartë për rrjedhën e tyre dhe kontributet e papaguara.
Përmes kësaj reforme të sistemit tatimor personal janë regjistruar 656,000 qytetarëve, mirëpo ka ende qytetarë të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim dhe realizimin i suksesshëm i reformës është falë të gjithë qytetarët që kanë dhënë mundësi bashkëpunimi. Nga 1 janari fillon me përgatitjen për plotesimin e Deklarates vjetore tatimore cilat do të jenë të shërbyera për të gjithë individët të regjistruar.