Elezi në takim me përfaqësues të lartë të BERZH: Projekte të reja për rëndësinë e qytetarëve!

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e financave Shiret Elezi janë takuar me përfaqësues të lartë të BERZH, Anka Joana Jonesku, drejtoresha aktuale e BERZH në vendin tonë dhe Andi Aranitasi i cili nga shtatori i këtij viti merr detyrën në vend.

Marketing

Në këtë takim së bashku është vlerësuar se bashkëpunimi i deritanishëm me BERZH ka qenë shumë i suksesshëm duke theksuar se ekzistojnë kushtet që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim.

Në takim është konstatuar se janë bërë hapa të duhur politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raport me fqinjët dhe kjo jep hapësirë për bashkëpunim më aktiv regjional përfshirë këtu edhe integrimet e me këtë edhe zhvillimi ekonomik i vendit tonë.

“Bashkë me procesin e integrimit në NATO dhe integrimin europian jemi të fokusuar fuqishëm në zhvillimin e ekonomisë, përkrahje ndaj kompanive, investim në infrastrukturë, rritja e kapaciteteve nëpër komuna, me qëllim që qytetarët të shohim në mënyrë direkte benefitet ekonomike. Në këtë proces, bashkëpunimi me BERZH është shumë i rëndësishëm sepse BERZH është një nga partnerët më të mëdhenjë strategjik i vendit tonë”, kështu ka vlerësuar pas takimit zëvendësministrja Elezi.

Ndërkohë që sipas saj është biseduar edhe për rritjen e investimeve kapitale, investimi në infrastruktrën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë, me qëllim të respektimit të standardeve europiane gjatë realizimit të projekteve si dhe përfitimet tjera në bashkëpunim me BERZH. E në këtë drejtim është biseduar edhe për mundësinë që BERZH përmes ekspertëve në nivel teknik të përfshihet në zhvillimin e kapaciteteve nëpër komuna që janë me rëndësi të madhe që ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Në takim është vërtetuar se bashkëpunimi mes qeverisë dhe BERZH do të vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim me një dinamikë të fuqishme dhe në bazë të strategjisë së BERZH për Maqedoninë e Veriut e cila jep rezultate në pjesën e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Marketing