Elezi: Pagesa e të ardhurave e shkëlqyeshme, po bëhen përpjekje për realizim të investimeve kapitale

Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyeshme të të ardhurave me realizim prej 47 për qind nga e planifikuara, ndërsa deficiti buxhetor është 0,7 për qind apo një e katërta nga i projektuari.

Marketing

Këtë e theksoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të realizohen investimet kapitale dhe në qoftë se ka nevojë do të bëhet ribalanc, për çka në Ministrinë e Financave kanë analiza të caktuara.

“Bëjmë përpjekje dhe të gjitha institucioneve u bëjmë presione që t’i realizojnë investimet kapitale në periudhën e ardhshme. Për këtë arsye bëmë edhe analiza të caktuara, nëse ka nevojë do të bëhet ribalanc i buxhetit që t’i sistemojmë atje ku ka nevojë nga shfrytëzuesit buxhetor që të realizohen”, theksoi Elezi.

Lidhur me akuzat për huamarrjen, zëvendësministrja tha se përfundimisht me vitin 2016 borxhi publik merrte pjesë me 48,5 për qind të BPV-së ose 4,7 miliardë euro dhe se në fund të vitit 2017 borxhi i përgjithshëm publik është zvogëluar në 47,2 për qind të BPV-së.

“Në fillim të vitit 2018 ose vetëm në janar MF pagoi mbi 200 milionë euro borxh të marrë nga vitet paraprake, gjegjësisht pagoi kredi në vitin 2013 nga 95 milionë euro, ndërsa gjithashtu para kohe është paguar bono”, deklaroi Elezi dhe shtoi se nga viti 2008 deri në vitin 2016 borxhi dyfish është rritur ose nga 23 për qind nga BPV-ja arriti deri në vlerë rekorde prej 48,5 për qind nga BPV-ja.

Lidhur me huamarrjen e djeshme dhe shumën e lartë të regjistruar të letrave shtetërore me vlerë, theksoi se në fillim të korrikut në ankand është regjistruar shumë më e vogël nga ajo që duhej të paguhet.

“Në fillim të korrikut morëm borxh 10 milionë euro, ndërsa i kthyem 12 milionë. Kjo është pjesa që varet nga afati dhe struktura e letrave me vlerë. Nëse në vitin 2012 struktura e portfolios së letrave shtetërore me vlerë ishin 93 për qind në afat të shkurtër, dhe vetëm shtatë në afat të gjatë, tani 60 janë afatgjata dhe 40 afatshkurtra dhe me këtë e evitojmë rrezikun për rifinancim”, deklaroi zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi.