Pagesa e pensioneve për muajin Korrik fillon sot, ku do të bëhet pagesa e parakohshme dhe me faza e pensioneve, e cila është realizuar në katër muajt e fundit, siguron mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte rreziku nga virusi Covid 19.
Marrja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit. Pensionet në vlerë deri në 11.000 denarë do të paguhen sot, të Mërkurën ato nga 11.001 denarë në 14.000 denarë, ditën e Enjte ato nga 14.001 denarë në 18.000 denarë dhe të Premten do të paguhen pensionet në vlerë mbi 18.000 denarë, thekson kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.
Pensionistët që përdorin kartela pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të përdorin paratë nga sot e Martë – 28 korrik. Ata mund të tërheqin pensionin e Korrikut në bankomate, të përdorin mënyrat e pagesës në rrjetin tregëtarë ose për pagesa elektronike, sqaroi mes tjerave Elezi.
Elezi: Pagesat e pensioneve vazhdojnë nga sot për muajin Korrik!Pagesa e pensioneve për muajin Korrik fillon sot, ku…
Publiée par Shiret Elezi – Faqja Zyrtare sur Mardi 28 juillet 2020