Elezi: Për katër muaj janë përfunduar tre stacione pastrimi në tre komuna

“Investime me vlerë prej 120 milion euro në projekte kapitale në fushën e mjedisit jetësorë të mbështetura me grante nga Bashkimi Europian”, kështu paralajmëroi Ministria e financave në lëshim të përdorimit të stacionit pastrues në komunën e Prilepit, ngjarje kjo që morën pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritarë ndërkohë që stacioni i pastrimit është një projekt i financuar përmes Instrumentit të Ndihmës së para-anëtarësimit të Bashkimit Europian dhe do të shërbejë për 95.000 qytetarë të Prilepit.

Marketing

“Në periudhën prej katër muajsh janë përfunduar edhe tre stacione pastrimi në komunën e Kërçovë, Strumicës dhe Radovishit të cilat do të shërbejnë për 126.000 qytetarë, ndërkohë që deri në fund të vitit, Ministria e financave duhet të hap procedurat e tenderit për ndërtimin e stacioneve të pastrimit edhe në komunën e Tetovës dhe Manastirit. Këto janë projekte të mëdha, vlera totale e të cilave është 58 milionë euro dhe do të shërbejë për rreth 207.000 banorë”, kështu ka theksuar mes tjerave zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Këto projekte të tilla janë të rëndësishme për dy arsye. Së pari, sepse ato kontribojnë në mjedisin më të pastër dhe në kushtet më të mira të jetesës për qytetarët dhe sepse ata marrin pjesë në rritjen ekonomike. Poashtu, nga SECO dhe KFW financohen projekte për ujësjellës dhe kanalizim për komunën e Gostivarit faza e I-rë hapi i dytë në vlerë prej 5 milion euro nëpër vendbanimet e qytetit dhe fshatrave përreth, projekte që kan filluar që me vitin 2015 dhe janë investime në vijim.

“Së bashku me stacionet e pastrimit tashmë të ndërtuara, këto projekte do të ofrojnë shërbime më të mira komunale dhe një mjedis më të pastër për 20% të popullësisë në vend. Përmes fondeve IPA, është planifikuar të realizohen projektet për ndërtimin e deponive rajonale në rajonin lindorë dhe verilindorë me një vlerë totale prej rreth 14.7 milion euro.

Ndërkohë planifikohet të implementohen projekte nga lëmia e mjedisit jetësorë me një vlerë totale prej rreth 120 milion euro, nga të cilat shumica ose 85% janë grante nga Bashkimi Europian përmes IPA-s dhe 15% kofinancim nga buxheti i shtetit”, vlerësojnë mes tjerave nga dikasteri i financave.

Marketing