Elezi priti në takim ministren shqiptare për financa dhe ekonomi, Anila Denaj

Zëvendësministrja e financave, Dr. Shiret Elezi sot do të presë në takim ministren shqiptare për financa dhe ekonomi Anila Denaj.

Marketing

Denaj pritet që të qëndrojë për vizitë një ditore në Shkup, ku do të drejtojë delegacionin qeveritarë që pritet të realizojë takime këtu.

Bashkë me Denaj pjesë e delegacionit do të jetë edhe zëvendësministrja Belinda Ikonomi. Elezi me këtë rast së bashku me ministren Nina Angelovska do të realizojnë takim dypalësh me homologet e tyre nga Republika e Shqipërisë.

Në kuadër të takimit do të diskutohen shumë gjëra në sferën e financave dhe ekonomisë, bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve në këtë drejtim, reformat që po bëhen në dikasterin e financave etj.

Marketing