Elezi: Qeveria e përkushtuar ndaj qytetarëve, politikat pozitive sjellin rritje të BPV

Sipas të dhënave të fundit nga Enti shtetërorë për statistikë, përqindja e rritjes së Bruto produktit vendorë (BPV) për tre mujorin e parë të këtij viti është 4.1%. Në këtë tre mujorë më shumë rritje është parë në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit nga 13.6%, në ndërtimtari 7.0%, në tregëti me pakicë dhe shumicë, transport, ushqim dhe veprimtari tjera shërbyese deri në 6.6%, kështu thekson zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Sipas saj, shpenzimet e amvisërisë përfshirë këtu edhe institucionet joprofitabile që shërbejnë për amvisëritë në këtë tre mujorë ka pasur rritje prej 3.9% ndërsa pjesëmarësit në strukturën e bruto produktit vendor përfshinë 63.5%. Në periudhën e njejtë, eksporti i mallërave dhe shërbimeve nominale është rritur për 14.9% ndërsa importi i mallërave dhe shërbimeve ka pasur rritje nominale prej 12.6%.

Deri në muajin dhjetorë pritet ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të vendit në Aleancën Veriatlantike (NATO), ku edhe bëhemi anëtare e plotë, stabiliteti politik krijon parakushte për zhvillim ekonomik, kemi shumë rritje të investimeve të huaja, hapje e vendeve të reja të punës, rritje e eksportit etj.

Elezi sqaron se në bazë të politikave pozitive të cilat janë ndërmarë nga vendi dhe institucionet përkatëse është bërë rritje dhe përmirësim në pjesën ekonomike dhe zhvillimore për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.