Ribalanci i buxhetit të jetë gati më së voni në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.
Për momentin po analizohen të gjitha niveleve të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit, thotë Ministrja në detyrë e Financave Shirete Elezi.
“Ribalanci i buxhetit është praktikë e rregullt që ndodhë në kohën e vitit fiskal. Bëhet rivlerësim i të gjitha niveleve të të ardhurave dhe shpenzimeve. Tani jemi në fazën e analizave të kësaj pjese. Rebalansi i buxhetit do të lançohet më së voni në javën e fundit të shtatorit apo në fillim të tetorit”, u shpreh Shiret Elezi- ministre në detyrë e financave.