Elezi: Shprehim falënderim ndaj SHBA-ve për mbështetjen që i japin vendit

Në një takim të mbajtur në Ministrinë e financave i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli, ku temë diskutimi ishte rëndësia e nënshkrimit të protokollit për pranimin në NATO, njoftojnë nga Ministria e financave.

Marketing

“Progresi i vendit drejt NATO-s është gjithashtu i rëndësishëm për investitorët. Si për investitorët financiarë, ashtu edhe për kompanitë e huaja dhe vendase që investojnë në ekonominë tonë. Ambasadori amerikan na rekomandoi që të jemi ambicioz por gjithashtu përgjegjës në pjesën fiskale ashtu si më parë.

Ne theksuam rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Maqedonisë për të ecur përpara si në një perspektivë politike dhe financiare. Ministria e Financave përmes USAID-it mbështeti krijimin e Ligjit për prokurim publik në një proces gjithëpërfshirës, duke përmirësuar transparencën dhe qeverisjen e mirë në vend”, theksoi kështu zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

USAID nga viti 1993 deri më sot në Maqedoni kanë investuar në programet për krijimin e vende të reja të punës, ka mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme e demokratike, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe kontributin në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe të rrezikuara.

“Vitin e kaluar është nënshkrua një marrëveshje për ofrimin e granteve që arrinin vlerën prej 23 milion dollar për aktivitetet që do të mundësojë rritjen e punësimit dhe ndihmës në sektorin privat, përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje, qeverisje të zgjeruara dhe në kohezion”, sqaron kështu mes tjerave zv.ministrja Elezi.