Elezi: Strategjia e re për bashkëpunim dhe projekte me BBRZH do të miratohet deri në fund të majit

Strategjia e re katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim do të miratohet deri në fund të muajit maj, kështu ka deklaruar zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Në strategjinë e re do ketë më shumë projekte të cilat duhet të përmbajnë tre prioritetet: përkrahja e konkurencës, forcimin e integrimit regjional dhe përkrahja për përafrim drejtë BE-së dhe kahja drejtë ekonomisë së gjelbërt, informon kështu Elezi.

“Përmes projekteve në pajtim me prioritetet për përkrahje të konkurencës duhet që të përmirësohen aftësitë e biznesit, të përmirësohet qasja deri te vendet e punës për të rinjtë, femrat dhe qytetarët të cilët jetojnë në zonat e pazhvilluara si dhe përmirësimi i konkurencës në sektorin privat. Për forcimin e integrimit regjional dhe përkrahjen drejtë përafrimit në BE, megjithatë do të zbatohen projekte të cilat do të përmirësojnë lidhjen në infrastrukturën energjetike dhe të transportit, digjitalizimin dhe përafrimin e praktikave të biznesit. Projektet e qëndrueshme të energjisë dhe efikasiteti më i madh i menaxhimit të burimeve synojnë forcimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe efikasitetit të burimeve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në nivel lokal”, kështu vlerëson Elezi e cila thotë se këto projekte do të kontribuojnë në rritjen e drejtë dhe të qëndrueshme ekonomike dhe do të kontribuojë për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Ndërkohë që Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim është investitorë i 1.9 miliard euro investim në vendin tonë vlerë kjo që implementohet në 150 projekte të cilat definojnë zhvillimin e përgjithshëm e vendit sepse është shumë e rëndësishme të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kanë vlerë dhe përcjellin dije, përvojë pozitive për realizimin e projekteve të caktuara, sqaron mes tjerave zv.ministrja.

“Ne po rrisim investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se ne po fillojmë projekte të reja në arsim dhe po rrisin punësimin e të rinjve. Do të doja të theksoja projektin e arsimit të dyfishtë, i cili përveç arsimit të mesëm standard do t’u mundësojë të rinjve të fitojnë aftësi tek kompanitë më të mira të huaja në vend. Kjo do të përmirësojë aftësitë e tyre dhe do të lehtësojë procesin e gjetjes së një pune në të ardhmen”, sqaron kështu Elezi.

Marketing