Automjetet do të taksohen sipas kategorisë ekologjike. Nga 1 janari, për automjetet në vlerë deri në 10.000 euro taksa do të llogaritet vetëm në bazë të emetimit të CO2. Diferenca në kategorinë ekologjike të automjeteve do të pasqyrohet në sasinë e taksës kur bëhet fjalë për motorët me naftë dhe benzinë.
Një automjet me të njëjtën vlerë dhe të njëjtin emetim CO2 do të paguajë një taksë më të ulët nëse mundësohet të funksionojë nga një motor benzine. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe një emetim të CO2 prej 130 gramë për kilometër, nëse ato mundësohen nga një motor benzine, taksa do të jetë 6.500 denarë dhe nëse motori është me naftë atëherë dy herë më shumë.
“Presioni i sektorit civil mbi ndotjen e mjedisit është i ashpër dhe i duhur, sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për shëndetin. Ministria e Financave dhe Administrata Doganore i përgjigjen disa prej sfidave që lidhen me ndotjen e ajrit me një zgjidhje sistematike dhe jo ad hoc. Të mërkurën e kaluar, deputetët miratuan një ligj të ri mbi taksën e automjeteve. Ligji prezanton parimin për herë të parë: nëse automjeti është më pak ndotës, do ketë një shkallë më të ulët të taksës”, kështu sqaron zëvendësministrja e financave Shiret Elezi teksa sqaron rregulloren e re të taksave të importit të automjeteve.