Elezi-Toman: Republika Çeke do të vazhdojë të financojë projekte në Maqedoni

Zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Çeke, Miroslav Toman. Në takim u bisedua për nxitjen e bashkëpunimit në më shumë segmente si dhe për shkëmbim përvojash.

Marketing

Ambasadori njoftoi se Republika Çeke do të vazhdojë të financojë projekte në Maqedoni. Gjithashtu në takim ambasadori theksoi se promovimi ekonomik i vendit tonë do të vazhdojë në të ardhmen në mënyrë që të tërheqë më shumë investime direkte çeke në Maqedoni.

Marketing