Për komunën e Gostivarit së bashku me 78 komuna të tjera janë ndarë 1.1 milion euro për përgaditjen e Projekt dokumentacionit teknik për rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale në territorrin e komunës, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.
Sipas saj, komunës së Gostivarit dje janë dorëzuar dokumentet projektuese të përgaditura nga Ministria e financave për rekonstruimin e rrugëve për Ilindenska, Bajnicë e Poshtme dhe e Epërme dhe për rrugën nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debreshë, të njejtat dokumentacione do të shfrytëzohen për aplikim në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve për të vazhduar më tej procedurat paraprake.
“Për Komunën e Gostivarit u dorëzuan dokumentet projektuese për rekonstruim të rrugës Ilindenska, Bajnicë e Poshtme dhe e Epërme dhe për rrugën nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debreshë, të përgaditura nga ministria e financave këto projekte do të shfrytëzohen për aplikim në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve në Fondin e mjeteve për rrugët prej 70 milion euro që u siguruan në dhjetor të vitit 2019 nga Banka Botërore për mes ministrisë së financave ”, sqaron mes tjerave zëvendësministrja Elezi.