Elia Zaharia rikthehet në skenë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën

Aktorja Elia Zaharia i është rikthyer skenës së teatrit pas sherrit dhe çështjes së divorcit me Princin Leka.

Marketing

Ajo po interpreton në Teatrin Metropol me rolin në shfaqjen “Para Perëndimit”.

“Para Perëndimit” vë në sfond katastrofën familjare në një botë të trazuar, të nobelistit Gerhart Hauptmann.

“Para Perëndimit” një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes”, thuhet në njoftimin e Teatrit Metropol.