Elif Elmas drejt rikthimit në Seria A,e kërkon Lazio

Elif Elmas është rikthyer në stërvitje te Lajpzingu pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit, por qëndrimi i trajnerit Marko Rose me siguri do të nënkuptojë edhe largimin e reprezentuesit të Maqedonisë nga Bundesliga gjermane. Ai tashmë ka disa oferta interesante në tavolinë dhe e fundit ka ardhur papritur nga Lacio, drejtuesit e të cilit duan ta kthejnë “diamantin” e Maqedonisë në Serie A. Elmas u transferua te Lajpzingu një vit më parë për një shumë prej 24 milionë eurove, por nuk arriti të merr minutat e dëshiruara nga trajneri Rose. Gallatasaraji dhe Fenerbahçe kanë dërguar oferta huazimi, po ashtu edhe Napoli dhe sipas informacioneve të fundit oferta e fundit për Lajpzing ka ardhur nga Lacio. Klubi nga kryeqyteti italian kërkon përforcime për mesfushën dhe fakti që Elmas mund të jetë në formë huazimi për gjashtë muaj, por edhe më shumë, e bën shumë interesant për Lacion dhe konkurencën brenda tyre në ekip. Për futbollistin shkupjanë, opsioni Lacio është më i mirë krahasuar me Fenerbahçen, Gallatasarajin apo Napolin, pasi që mund të ketë hapësira më shumë për lojë.

Marketing
Marketing